×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kastrati: Shkëmbimi territorial mbetet zgjidhja e vetme

    Insajderi
    28 February 2023 - 23:55

    Propozimi evropian që u pranua në Bruksel, sipas ish-kryetarit të Kamenicës dhe anëtarit të PSD-së, Qëndron Kastrati, është veçse vazhdim i status quo-s. Zgjidhja e vetme për përfundimin e mosmarrëveshjeve me Serbinë, beson ai, është shkëmbimi territorial.

    “Është totalisht e papranueshme që serbët të krijojnë autonomi në Kosovë. Jo që jemi kundër të drejtave të tyre. Ata duhet të kenë të drejta. Por të drejtat politike të veçanta brenda shteteve të tregojnë se çfarë roli destruktiv kanë serbët në Bosnjë, Mal të Zi e të tjera”.

    “Ne si PSD jemi për shkëmbim të territoreve. Kishte përkrahje nga Shqipëria, Maqedonia e Serbia por këtu nuk kishte pajtim pasi nuk shikohej interesi afatgjatë por interesat e ngushta. Kishte përkrahje edhe nga SHBA në atë kohë pasi e përcollëm mirë zhvillimet. Jemi të bindur se do të pranohej edhe nga europianët po të kishte pajtim mes neve”, tha ai në T7.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark