×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Katalunasit krenohen me Pedrin, por ndoshta do të ndryshojnë mendje sapo ta shohin se si Modric e turpëroi talentin spanjoll

    Insajderi
    17 October 2022 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shprehja për verën se sa më e vjetër, aq më e mirë, disi i përshtate Luka Modricit.

    Kroati 37-vjeçar ishte edhe njëherë fantastik për Real Madridin, derisa fituan 3-1 në “El Clasico” ndaj Barcelonës.

    Para derbit, ishin bërë të gjitha analizat se kush do fitonte, kush e kishte skuadrën më të vlefshme dhe kush kishte më shumë cilësi, por në fund të gjitha folën për Los Blancos.

    Në minutën e 68-të, Modric i zhgënjeu dhe i la të nervozuar tifozët e Barcelonës me gjasë, pasi arriti ta turpëronte lojtarin e tyre më të dashur, Pedrin.

    Kroati bëri një lëvizje mashtruese, derisa spanjolli mendoi se do t’ia rrëmbente topin, mirëpo mbeti vetëm i shtrirë në tokë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark