Aksioni i vetëm që do të ndodhë në Kupën e Botës do të jetë në fushë… sepse autoritetet lokale thuhet se po zbatojnë një ndalim të rreptë të mardhënieve seksuale për tifozët beqarë në Katar këtë vit.
Një raport seksual mes dy personave që nuk janë të martuar, mund të dënohet deri në 7 vjet burg.
Komiteti Suprem i Katar veç të tjerash ka nënvizuar në një deklaratë se “Katari është një vend konservator dhe manifestimi publik i afeksionit është i ndaluar pavarësisht orientimit seksual”.
Burimi thotë gjithashtu se nuk do të ketë shumë festa dhe alkoli është i ndaluar përveç disa lokaleve qe do të vendosen nga qeveria e Katarit. Kështu që nuk është për t’u habitur nëse një mori biletash do të rishiten.