×
  • Lajme
  • Insajderi

    Katër deputetët e Vetëvendosjes thyejnë masat anti-Covid

    Insajderi
    28 November 2020 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, Agon Batusha, Enver Haliti, Valon Ramadani janë mbledhur sonte në një ndej së bashku me kryetarin e tyre në Klinë, Xhafer Berisha.

    Mirëpo, në ndejën e tyre nuk janë duke u respektuar masat anti-Covid, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në një foto që kanë postuar në rrjetin social Facebook, shihen se në tavolinë janë të uluar 14 veta, numër ky që nuk është i lejuar me ligjin kundër pandemisë.

    Përveç kësaj ata as nuk janë duke respektuar distancën sociale dhe nuk kanë të vendosur maska, përpos Valon Ramadanit.

    Derisa kjo ndej e këtyre deputetët mund të ju kushtoj me gjobë deri në dy mijë euro sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covi-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

    “Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro”, thuhet në ligjin kundër pandemisë. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark