Kleviol Ahmeti i njohur për publikun si Cllevio ka folur së fundmi mbi rastin e Noizyt dhe Stresit në Pejë.
Ai tha se të njëjtit kanë paguar 30 mijë euro për ta vrarë atë.
Mes tjerash, Cllevio thotë se Noizy e ka çuar katër herë në polici dhe se e ka gjuajtur fizikisht.
“Unë me të thënë të drejtën e pyeta Medin, se unë nuk e kam ditur këtë pjesë kam qenë me Medin kam jetuar atje kur këto muhabete janë bërë atje edhe, nuk e di Medi më tha se ka ndodhur por nuk më kishte treguar dhe është normale që e besoj se nuk është e vetmja herë se këta kanë dashur të korruptojnë e të blejnë njerëz, me këto pabesitë që bëjnë”, u shpreh ai në Klan Kosova,
I njëjti theksoi: “Edhe është normale a kupton. Çka kam bërë, unë këta i kam ofenduar se janë për t’u ofenduar. Këta më kanë prishur gjithë sistemin e qetësisë time, më kanë çuar në polici edhe më kanë gjuajtur fizikisht nuk është vetëm Medi që është gjuajtur, edhe unë jam gjuajtur fizikisht. Edhe unë për të njëjtën arsye kam shkuar atje për t’i thënë që okej të kam ofenduar, dakord. Kam shkuar te vendet e tyre dhe kanë vepruar këta, kështu që pas veprimeve ka pasur pasoja. Edhe këta kur duan të veprojnë duan mos të kenë edhe pasoja dhe nëpër policia na kanë çuar”.
“Mua më kanë çuar katër herë në polici. Hera e fundit që jam këtu, jam po nga ai person nga Noizy i famshëm. Nga Noizy që gjuan boksa edhe boksat atij kanë për t’i kushtuar shumë”, tha ndër të tjerash reperi.
Noizy dhe DJ i tij, Crax, do të ekstradohen në Kosovë ndërkohë që Stresi është akoma në arrati.