22:37 - 01 Prill 2023

Moderatorja Arbana Osmani njoftoi se sonte do të rifutën katër ish-banorë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, shkruan Insajderi.

Katër banorët do të përzgjedhën nga publiku me vota.

Arbana tregoi se nëse fiton njëri nga banorët që rikthehet në shtëpi sonte do të marrë vetëm 50 mijë euro.

“Katër persona do të zgjedhën me votim. Kushtet për këta banorë janë: nëse njëri prej tyre mund të jetë fitues do të marrë 50 mijë euro.  Asnjë informacion nga jashtë. Nëse shkonjë në finale do të marrin nga 10 mijë euro. Dhe asnjë informacion nga jashtë, sepse përjashtohen automatikisht”, tha Arbana.