Shkencëtarët thonë se ata kanë zbuluar një anomali biologjike që mund të ndryshojë gjithçka që dinim për nuhatjen deri më tani.
Rezultatet e një studimi të botuar në revistën ‘Neuron’ sugjerojnë se disa njerëz kanë një sens të përbashkët të nuhatjes, megjithëse u mungon pjesa e trurit që konsiderohet thelbësore për erën, dhe ata janë receptorët.
Receptori për nuhatje është një strukturë e vogël vezikulare, funksioni kryesor i së cilës është të kapë dhe përpunojë informacionin që vjen nga jashtë. Gjendet në mukozën e hundës. Në fakt, ekzistojnë dy receptorë për nuhatje, një në secilën hemisferë të trurit.
Mungesa e tyre shkakton anosmia ose humbje të plotë të nuhatjes. Është interesante që ky fenomen prek kryesisht gratë mëngjarashe, por deri më tani nuk është zbuluar te meshkujt.
Si funksionon shqisa e nuhatjes?
Si nuhasim kafe, lule të freskëta ose pelena të pista? Shkencëtarët thonë se aromat hyjnë në hundët tona dhe stimulojnë mbaresat nervore. Kjo dërgon një sinjal që udhëton në një pjesë të specializuar të trurit, të quajtur receptorë. Ata përpunojnë sinjalet që vijnë nga hunda dhe identifikojnë atë që nuhasim.
Por jo te të gjithë. Kohët e fundit, shkencëtarët në Institutin e Shkencave Wiezmann të Izraelit zbuluan se ka njerëz që posedojnë një aromë të zakonshme, megjithëse u mungojnë receptorët për nuhatje.
Sa shpesh ndodh kjo?
Shkencëtarët hasën në shembullin e parë ndërsa hulumtuan trurin e njerëzve me një sens të shëndetshëm ndaj aromave dhe si pjesë e një studimi tjetër. “Ne thjesht nuk mund të zbulonim ‘llamba’ nuhatëse në trurin e një pacienti. Pastaj ne menduam se duhet të ishte një anomali,” tha profesor Noam Sobel për BBC.
Gruaja ishte mëngjarashe dhe shkencëtarët donin ta krahasonin trurin e saj me incizimet e trurit të grave të tjera po ashtu mëngjarashe, pasi donin të sqaronin se për çfarë bëhej fjalë. Ata skanuan trurin e nëntë pacientëve të tjerë përpara se të zbulonin një grua tjetër pa një ‘llambë’ nuhatjeje.
Shkencëtarët atëherë ekzaminuan 1,113 skanime të trurit në një bibliotekë publike, duke gjetur shembuj të ngjashëm. Ky fenomen nuk është zbuluar asnjëherë te burrat, por është i pranishëm në më shumë se katër për qind të grave mëngjarashe.
Për çfarë bëhet fjalë?
Ka spekulime të shumta, por vetëm hulumtimi i mëtutjeshëm do të zbulojë shkakun e vërtetë. Një mundësi është që gratë në studim të kenë receptorë për nuhatje, por ata janë shumë të vegjël, kështu që disa skanerë të trurit nuk arrijnë t’i regjistrojnë. Sidoqoftë, kjo nuk shpjegon se si ato arrijnë të ruajnë sensin për nuhatje.
Me një shpjegim tjetër, truri mund të përshtatet. Për shembull, nëse një fëmijë ka lindur pa receptorë të nuhatjes, një pjesë tjetër e trurit mund të marrë përgjegjësinë për ndjenjën e aromës. Por shkencëtarët gjithashtu kanë dalë me shpjegime më të diskutueshme.
Ata pohojnë se ‘llambat’ e erës mund të mos jenë aq të përfshira në njohjen e aromave dhe se ato në të vërtetë luajnë një rol të ndryshëm – domethënë, gjetja e një ere më tepër sesa identifikimi i saj, i cili, sipas profesor Sobel përbën një ndryshim të madh.
Profesori Matthew Cobb nga Universiteti i Mançesterit, libri i të cilit “Një hyrje e shkurtër për ndjesinë e nuhatjes” së shpejti do të dalë në shitje, thotë se truri është shumë fleksibël dhe mund të përballojë mungesën e receptorëve të nuhatjes.
Ai tregon shembullin e një gruaje të re kineze, e cila lindi pa trurin e vogël, një pjesë e rëndësishme e trurit për koordinim. Edhe pse është e vështirë për të folur dhe ka një koordinim të dobët të lëvizjes, simptomat nuk janë gati aq të rënda sa sugjerojnë studimet te kafshët, transmeton KosovaPress.
https://www.facebook.com/InsajderiDoks/videos/292890968305545/