Pasi që keni provuar të gjithë preparatet e shtrenjta dhe asgjë nuk ndihmon, ju mbeten vetëm preparatet natyrale që mund të zgjedhin problemin e flokut të yndyrshëm.
Uthulla e mollës
Përkundër aromës, uthulla bën çudinë për flokun tuaj. Ekuilibron vlerën natyrale të pHsë, parandalon pëlcitjen e flokut, ndërsa që njihet se kthen shkëlqimin dhe shëron flokun e yndyrshëm. Përzieni ½ e gotës uthull molle me të njëjtën sasi uji dhe e lini në flokë disa minuta para se t’i shpëlani.
Lëngu i limonit
Lëngun e dy limonëve e përzieni me ujë të destiluar, e aplikoni në flokë dhe e lini të veprojë për 5 minuta dhe më pas e shpëlani. Për rezultate më të mira përsëriteni dy herë në javë.
Çaji i zi
Një lugë çaj të zi e përzieni me një gotë ujë të vluar dhe e lini për 10 minuta që të ftohet. Me çaj lagni flokët dhe e lini të veprojë për 10 minuta. I shpëlani me shampo të butë, për rezultate më të mira përsëriteni disa herë në javë.
Soda e bukës
Soda e bukës përdoret për shumë nevoja në shtëpi, ndërsa që heq problemet me zbokth dhe me flokun e yndyrshëm. Në vend se flokun ta pastroni me shampo, një lugë sodë të bukës e hidhni në flokun e lagur dhe pasi t’i keni përzier i shpëlani në mënyrë të detajuar. Përdoreni për dy javë, jo për çdo ditë.