×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër viktima nga COVID 19 në Shqipëri

    Insajderi
    30 November 2021 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur katër persona si pasojë e coronavirusit.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 195 raste të reja nga 1400 testime.

    Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 109. Ndërkaq, janë shëruar 557 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 189.784.

    7.065 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë vdekur një qytetar nga Korça 65-vjeç, një qytetare nga Elbasani 67-vjeçe, një qytetar nga Lezha 82-vjeç dhe një qytetare nga Fieri 85-vjeçe.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë prekur 199.945 persona, prej të cilëve 189.784 janë shëruar, 7.065 janë ende aktivë, ndërsa luftën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.096.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark