×
  • Sport
  • Sport

    Katoliku i lindur në SHBA që luan për Irakun

    Insajderi
    22 February 2016 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Religjioni nuk duhet të jetë përçarës. Një shembull të mirë po jep Justin Meram, Amerikano-irakiani i cili është katolik dhe ka vendosur të mbrojë me krenari ngjyrat e vendlindjes së prindërve të tij.

    Justin Meram i lindur dhe rritur në Amerikë ka zgjedhur të luajë për Irakun para Amerikës duke u bërë i vetmi katolik në skuadrën kombëtare të Irakut.

    Meram është i lindur në Amerikë nga dy prindër irakian. Por, jo si shumica e popullsisë së Irakut Meram është Kaldean, një komunitet katolik në Irak.

    Ai i është futur futbollit më shumë skepticizëm, për shkak të fizikut të tij të vogël nuk mendonte që do të arrinte majat e futbollit amerikan por ai arriti të dëshmoj se ka kapacitet të arrijë nivelet më të larta në këtë sport.

    Përveç kësaj ai arriti të bëhej i përfolur për një fakt: është i vetmi katolik që do të luajë në skuadrën e Irakut.

    27 vjeçari e di se situata në Iraku nuk është shumë e mirë, sidomos pas përfshirjes së Shtetit Islamik, sidomos për kaldeanët katolikë atje, që janë në një shifër prej 550 mijë qytetarësh.

    ”Momentalisht është një situatë jo e mirë. Është një moment trishtimi për katolikët që jetojnë në Irak”, thotë Meram.

    Kjo e bëri edhe më të vështirë zgjedhjen e Meram-it për të luajtur për Irakun. Edhe pse ai vendosi të luajë për Irakun prindërit e tij nuk i bënë presion atij në pranimin e ftesës së Kombëtares Irakiane të futbollit.

    “Sapo ta marrë pasaportën, nuk më pritet të bëhem pjesë e skuadrës përfaqësuese, të përfaqësoj vendin prej nga e kam prejardhjen dhe ku familja ime është lindur e rritur”, deklaron anëtari më i ri i përfaqësueses së Irakut.

    Ai thotë se gjithë karrierën e tij e ka pritur këtë çast, që ka qenë ëndrra e tij e kamotshme.

    “Iraku ka qenë zgjedhja e parë në karrierën time, sado shumë që kam mbërritur nuk kam menduar për asnjë përfaqësuese tjetër”, rrëfen Meram për “The Guardian, raporton Insajderi.

    Momentalisht, ai është i vetmi i krishterë në radhët e Irakut, që mban lart flamurin e popullit Kaldean, popullatë e lashtë e Asirisë të cilët e kanë bërë atë regjion shtëpinë e tyre një kohë të gjata para erës së Krishtit.

    Është një nderë që i sjell atij edhe më shumë krenari, për familjen e tij dhe për vetveten. Por të jesh i krishterë në një ambient të ngarkuar politikisht si ai i Irakut, a shkakton tensione? Meram thotë se asgjë nuk mund t’i ik të vërtetës.

    “Nuk jam i sigurt sa prej skuadrës janë Shi’it apo Sunitë, po e di që jam i vetmi katolik në skuadër. Jam pak i izoluar por ata e respektojnë kulturën time, ashtu siç e respektojë edhe unë të tyrën”, shton më tëj Meram.

    Irakut i është ndaluar zhvillimi i ndeshjeve në vendin e tyre nga ana e FIFA-s, për shkak të situatës jo të mire politike dhe ata janë të detyruar t’i zhvillojnë ndeshjet në Iran apo Emiratet e Bashkuara Arabe. Skuadra Kombëtare e Irakut do të paraqitet në Lojërat Olimpike këtë vit, dhe Meram do të ketë një mundësi të mirë t’i tregojë botës vlerat e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark