Kb Prishtina – Kb Peja është finalja e Kupës së Kosovës në Basketboll. Bardhekaltërit kanë mposhtur Bashkimin me rezultat të ngushtë 83:80, në një ndeshje ku të dyja skuadrat dhanë spektakël për të pranishmit në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Në pjesën e parë të takimit, ashtu si në tërë ndeshjen u zhvillua lojë e barabartë me Prishtinën që shkoi në pushim me epërsi prej 4 pikësh.
Deri në fund u zhvillua luftë e fortë me djemtë e Petar Mijovicit të Bashkimit që asnjëherë nuk u dorëzuan ndaj një Prishtine me më shumë kontigjent të lojtarëve dhe cilësive që ka.
Në fund Prishtina fitoi me rezultatin përfundimtar që shënonte 83:80.
Finalja Prishtina – Peja, luhet të dielën nga ora 20:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.