KB Trepça ka njoftuar përmes profilit zyrtar për rikthimin e të jashtëzakonshmit Ken Brown.
Ken Brown njihet nga të gjithë fansat e klubit pasi që i njejti kishte shkëlqyer në skuadrën e Trepçës para 8 vitesh.
Brown tek Trepça po kthehet nga Meksika dhe kujtojmë se për KB Trepça ai kishte luajtur me mesatare prej 26, 3 pikëve e 9,5 asistimeve.
Postimi i klubit:
Ken çka?
Ken Brown 💪
Ku?
Te TREPÇA, natyrisht.
Fundori amerikan që kishte shkëlqyer tetë vjet më parë në skuadrën tonë, kthehet në “Minatori”, shtëpinë tonë e tuajën.
Basketbollist me përvojë të madhe dhe karakterin e duhur për TREPÇËN tonë. Vjen nga Meksika, por me bagazh të jashtëzakonshëm të fituar në ligat të forta e vende të ndryshme.
Te ne kishte luajtur me mesatare prej 26, 3 pikëve e 9,5 asistimeve.
E mirëpresim në arenën që i jep kuptim basketbollit kosovar.