×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    KEDS njofton se këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 6 orë

    Insajderi
    08 February 2023 - 17:11

    KEDS ka njoftur se më 10 shkurt do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.

    Ndërprerja e rrymës do të ndodh për shkak të punimeve në rrjet.

    Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS, ndërsa janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

    Njoftimi i plotë nga KEDS:

    10.02.2023

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prizren

    1.

    NS 35/10 kV Prizreni III

    Nga Dalja 10 kV Çlirimi i Popullit do të ndërprehet:

    TS 10/0.4kV TS Shtëpia e Kulturës (kodi: 30032013004) nga ora 07:00 deri ora 13:00

    Vendet: Shtëpia e Kulturës, Teatri i Prizrenit, një pjese e rr. Adem Jashari, një pjesë e rr.Mbreti Zog.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, krasitja e druve dekorativ në rr. Adem Jashari nga kompania “EKOREGJIONI”.

    10.02.2023

    Punime nga pala e tretë

    Pejë

    1.

    TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Isniqi (kodi: 53000008) nga ora 12:00 deri 15:00

    Vendet: Ahmetgjekajt, Tishukajt, Mehmetajt, Mulajt, Kuklec, Osadautajt, Tahirsylaj, Rexhametajt dhe Osmanajt.

    Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark