×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kelmendi: Kosova në pozitën më të rrezikshme se që ishte ndonjëherë

    Insajderi
    07 November 2022 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ka thënë se situata aktuale në pikat kufitare në veri është e rëndë.

    Sipas tij pikat kufitare në veri janë në duar të kriminelëve dhe se po kontrabandohen mallra.

    “Sot pikat kufitare dhe rrugët dytësore janë në shërbim të kriminelëve të çështjeve të shumta, kontrabandohen mallra dhe mallra të ndryshme /armatime. Kush mundë të negociojë tani me serbët Lokal dhe liderët e tyre?! Institucionet tona – për ta janë inekzistente. Ata nuk pranojnë asgjë nga ligjet e Kosovës, ata nuk duan bisedime as për asociacionin të çfarëdo lloji”, ka shkruar ai.

    Kelmendi tha se për të dalë nga ky ngërç kërkohet pjekuri politike.

    “Për të dalur nga ky ngërç politik kërkohet pjekuri politike, as qëndrueshmëri dhe as trimëri (nuk mundë të thirresh në forca që nuk i komandon dot si KFOR). Këtu ekziston rreziku që duke qëndruar qetë qytetarët në veri të organizohen (kinse me të drejtën e formimit të Asociacionit sipas marrëveshjes së Brukselit) për krijimin e organeve të Asociacionit me kompetenca, të zgjidhen Liderët dhe të krijojnë bazë për dialog”, shkroi ai ndër të tjerash.

    Ai po ashtu ka thënë se duhet kërkuar falje SHBA-së që nuk janë dëgjuar, pavarësisht se sipas tij qëllimi ka qenë i mirë, por i tillë nuk doli rezultati.

    “Qytetar të nderuar dhe ju Lider institucional dhe Lider politik, keni parasysh thënien (Adoleshentët i hane dardhat e Liderëve u pihen dhëmbët) të kërkoni falje publike, sekretarit të SHBA-së dhe të gjithë të tjerëve për veprimet me mendim të mirë por me rezultat katastrofal për territorin e Kosovës. Kam punuar, vepruar e demostruar, kam ndihmuar luftën, paqen dhe ekonominë dhe që të gjitha me vigjilencë dhe kam arritur të jem i gjallë”, ka shkruar tutje Kelmendi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark