×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kënd do ta përkrah LDK-ja në Malishevë, Nismën apo PDK – Flet Bajrush Hoti

    Insajderi
    21 October 2021 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Malishevës është njëra nga 21 komunat që do të shkojë në balotazh me 14 nëntor. Atje kandidati për kryetarë nga Nisma, Ekrem Kastrati dhe kandidati për kryetarë nga PDK, Isni Kilaj do të përballen mes vete për të parin e kësaj komune.

    Kastrati në zgjedhjet e 17 tetori mori 7 mijë e 316 vota kurse Kilaj nga PDK mori 6 mijë e 200 vota.

    Partia e tretë në këtë komunë u rendit Lidhja Demokratike e Kosovës, me plotë 3 mijë e 517 vota.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar kandidatin e LDK-së në Malishevë, Bajrush Hotin për të pyetur se cilën parti do ta mbështesin në balotazh.

    Hoti në përgjigjen e tij, tha se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim konkret, porse ka marrë ofertë nga të dy partit PDK dhe Nisma.

    Tutje, Hoti tregoj se do konsultohen me strukturat e nivelit qendrorë të LDK-së për të vendosur se kënd do ta përkrahin në zgjedhjet e 14 nëntorit.

    “Jo ende kemi vendosur as unë personalisht as strukturat e degës, për shkak se do të konsultohemi me nivelin qendror se kënd do ta mbështesim. Kemi marrë oferta prej dy partive në balotazh PDK dhe Nisma”, ka thënë Hoti për Insajderin.

    Bajrush Hoti në zgjedhjet e 17 tetorit mori 3 mijë e 614 vota./Insajderi.org

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark