×
  • Showbiz
  • Show

    Kendall Jenner fotografohet nga paparacit me të dashurin e ri?

    Insajderi
    14 March 2023 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të dielën mbrëma, modelja Kendall Jenner është fotografuar me reperin, Bad Bunny, duke dalur nga një “party”. Kjo afërsi ka ngritur dyshime nëse në mes dyshës ka filluar një lidhje romanike.

    Është e paqartë nëse Jenner, 27 vjeç, dhe Bad Bunny, 29 vjeç, mbërritën së bashku, por ata u fotografuan duke u larguar nga darka me të njëjtin automjet në fund të mbrëmjes.

    Teksa modelja tentoi të mbulonte fytyrën me dorë për të shmangur paparacët, performuesi i “Party” dukej pak më i relaksuar pranë paparacëve.

    Më herët në mbrëmje, Jenner mori pjesë në ceremoninë vjetore të Oscars të “Vanity Fair” së bashku me shoqen e saj Hailey Bieber dhe motrën Kylie Jenner.

    Ajo u shfaq me të njëjtin fustan Jean Paul Gaultier që kishte veshur Marion Cotillard në shfaqjen e çmimeve të vitit 2008, ku ylli francez fitoi aktoren më të mirë për “La Vie en Rose”.

    Kendall dhe Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, kanë qenë në qendër të thashethemeve për romancë që nga muaji i kaluar.

    Çifti u pa për herë të parë në darkë në mes të shkurtit, megjithëse u siguruan që të largoheshin nga dalje të veçanta.

     Vetëm disa ditë më vonë, ish-i dashuri i yllit të “The Kardashian”, Devin Booker e hoqi atë nga Instagram-i, me fansat që besonin se romanca e saj e re me fituesin e Grammy-t e shtyu atë të bëjë këtë veprim.

    Kendall dhe lojtari i Phoenix Suns, 26 vjeç, kanë patur një lidhje që nga viti 2020, por u ndanë përgjithmonë në tetor 2022.

    Kujtojmë se Kendall Jenner dhe Bad Bunny u panë duke u përqafuar dhe ndoshta edhe duke u puthur pas një takimi javën e kaluar, atyre iu bashkua Kylie, 25 vjeç, dhe shoku i tyre i ngushtë Taco, emri i vërtetë i të cilit është Travis Bennett.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark