×
  • Showbiz
  • Show

    Kendall Jenner pozon e zhveshur para pasqyrës

    Insajderi
    08 February 2023 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kendall Jenner ka befasuar 276 milionë ndjekësit e saj në Instagram me një video ‘topless’ mbrëmjen e së martës.

    Supermodelja 27-vjeçare – që së fundmi mahniti në një fushatë të ‘Proenza Schouler’ – postoi një koleksion fotografish e videosh në të brendshme.

    Videot ‘selfie’ të Jenner janë realizuar në dhomën e saj të gjumit dhe dukej sikur sapo ishte kthyer nga një shëtitje.

    Me flokët e saj të valëzuara, Kendall mori vëmendje para pasqyrës, ndërsa në një pozë mbulonte gjoksin me duar.

    Trupi fenomenal i yllit të pasarelave bëri që të gjithë të reagojnë në pjesën për komente.

    Postimi i Kendall po ashtu bëri fansat të pyesin për ish të dashurin e Kendall, Devin Booker, 26 vjeç – duke ia vënë në mend se çfarë ka humbur.

    “Si e ndërpreu Devin Booker këtë marrëdhënie?”, pyeti një ndjekës.

    Jenner u nda me yllin e NBA-së në tetor të vitit të kaluar për shkak të angazhimeve të tyre.

    “Të dy janë shumë të zënë në karrierat e tyre dhe kanë vendosur që kjo të jetë prioritet për ta”, tha një burim asokohe për revistën People.

    “Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe dëshirojnë vetëm më të mirën”, shtoi një tjetër.

    Burimi vazhdoi të shpjegonte se dyshja ‘planifikojnë të qëndrojnë në kontakt’ dhe se vendimi për ndarje ishte i ndërsjellë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark