×
Show

Kënga e re e Rita Orës

Insajderi
15 November 2018 - 18:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

“Velvet Rope” titullohet kënga e saj më e re, e cila është publikuar në kanalin YouTube në versionin ‘audio me tekst’.

Kënga është baladë e lehtë, e cila shoqërohetm e melodi të thjeshtë, kor dhe orkestër.

Kjo është kënga e trembëdhjetë me radhë e albumit të saj të ri “Pheonix”, i cili do të publikohet i plotë më 23 nëntor.

Ky album është njëherësh i dyti në karrierën e saj, dhe vjen pas një mungese gjashtë vjeçare në aspektin e prurjeve të albumit.

Albumi i ri “Phoenix” i Rita Orës do të publikohet më 23 nëntor.

Procesi gjyqësor me reperin Jay Z dhe label-in e tij, ‘Roc Nation’, ishte shkaktari kryesor që ka çuar këngëtaren shqiptare deri në pritjen e gjatë për këtë album.

Përndryshe, ajo ka konfirmuar edhe se në mars të vitit tjetër, do të realizojë turneun e saj gjigant të koncerteve anë e mbanë botës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark