×
  • Lajme
  • Lajme

    Këngë në kujtim të Engjëll Smërqaku, “Skifterat”: Gjithmonë në zemrat tona

    Insajderi
    30 October 2020 - 21:42

    Në kujtim të 19-vjeçarit të ndjerë nga Gjilani, Engjëll Smërqaku, një vajzë nga Gjilani i ka kushtuar atij një këngë.

    Kënga e interpretuar nga Saranda Sylejmani, është publikuar në rrjetin social Facebook nga Ultras “Skifterat”, tifo-grupit të cilit i kishte takuar Engjëlli.

    Ata vazhdojnë ta kujtojnë mikut e tyre të ndjerë.

    “Vazhdojmë të bashkndjejmë dhimbjen për humbjen e Engjëllit, me familjen dhe shoqërinë! Nën tingujt e kitarës, Saranda kujton Engjëllin, e kënga për të do të na përcjell gjithmonë në shkallët e stadiumit!”, kanë shkruar “Skifterat”.

    19-vjeçari, Engjëll Smerqaku u gjetë i vrarë më 23 tetor para hymjes së banesës së tij në Gjilan.

    Kur kanë kaluar shtatë ditë prej vrasjes së tij, organet e rendit gjenden ende nën kërkim të kryerësve të aktit kriminal.

    I riu ishte pjesë e “Skifterave” tani e shumë vite.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark