×
  • Showbiz
  • Show

    Këngëtari kosovar sapo i mbijetoi një aksidenti të mundshëm me aeroplan, rrëfen gjithë ngjarjen

    Insajderi
    28 July 2021 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Alban Ramosaj ka ndarë në rrjetet sociale një moment të frikshëm që ka përjetuar sot gjatë fluturimit. Ai madje shkroi se mund edhe të mos fluturojë për pak kohë.

    “Sapo i mbijetova një fluturimi në të cilin shasia e avionit nuk funksiononte dhe në momentin që punoi, ishte përpara se të preknim tokën dhe ne ishim të detyruar të fluturonim sërish sepse kishte një tjetër aeroplan në pistë dhe sikur kjo të mos mjaftonte, nisi të dilte tym nga krahu i djathtë. Jam mirë, fizikisht”, postoi Ramosaj në Twitter.

    Image

    Më tej, ai ka bërë edhe diçka tjetër që kur e mendojmë, na frikëson të gjithëve, siç është t’i japim dikujt fjalëkalimet e rrjeteve sociale. Në këtë rast, ai ia ka dërguar motrës së tij, Beatriksit.

    “Gjithashtu, ndërsa ishim pranë tokës, i dërgova motrës të gjitha kodet e mia, fjalëkalimet dhe shifrat e bankës. Kthehem menjëherë sapo të fshij mesazhet”.

    Në InstaStory, Albani e shoqëroi foton me shkrimin “Ju plaçin syt atyre me sy t’keq”, ndërsa në tjetrën ai postoi një video ku tregon se është shëndoshë e mirë dhe mendohet se mund të jetë në Spanjë, ku tashmë qëndron prej kohësh.Image

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark