17:33 - 28 Maj 2022

Këngëtari shqiptar Skerdi ka reaguar për vrasjen e Gazmend Hysenit sot në Ferizaj.

Skerdi ka postuar një fotografi të të ndjerit në Instagram.

“Allahu të shpërbleftë me xhenet vllai jem”, ka shkruar ai.

Në mesnatën e së shtunës në Ferizaj 30-vjeçari Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella” mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Gazeta Insajderi ka mësuar se dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.

Sipas Policisë, Qëndrim Januzi ka shtënë me gjashtë plumba në drejtim të Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Tutje, thuhet se Januzi kur është urdhëruar nga policia që të ndalojë, ka tentuar të ik por njëri nga zyrtar policor për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt e plagos Januzin.

Pas vdekjes së 30-vjeçarit të shumta kanë qenë reagimet nga shokët dhe familjarët e të ndjerit.

LEXO EDHE: