×
  • Showbiz
  • Insajderi / Ballina 5

    Këngëtarja e njohur sapo i nxorri sekretet “Big Brother Vip Kosova”, zbulon datën dhe banorin e parë?

    Insajderi
    21 October 2022 - 10:28

    Formati “Big Brother Vip” do të zhvillohet për herë të parë këtë vit edhe në Kosovë, dhe fillimi i tij është paralajmëruar prej muajsh tashmë nga produksioni i reality-show.

    Ndonëse është njoftuar disa herë se kur do të nisë ky reality-show, akoma shikuesit janë në pritje të një date. Me sa duket publiku po e pret me padurim nisjen e programit, dhe kanë nisur të pyesin e miqtë e moderatorëve në lidhje me datën.

    Kështu një ndjekës e ka pyetur këngëtaren Vesa Luma, në një bisedë virtuale në Instagram, se kur do të nisë “Big Brother Vip Kosova”, pasi ajo është mikeshë me moderatorin e reality-showt, Alaudin Hamitin.

    Përgjigja e Vesa Lumës ishte data 28 nëntor: “Shumë e thjeshtë si spo jua merr mendja. Pasi më 28 nëntor ka përvjetorin Klan Kosova- besoj fuqishëm që ajo është data e nisjes. Imagjino të jetë e vërtetë.”

    Teksa ka ripostuar përgjigjen e Vesa Lumës, Alaudin Hamiti shkruan: “Pse s’po tregon që po të presim edhe ty”, shoqëruar me disa emoji të qeshurash, ndërsa shton se e gjitha është një shaka.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark