×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Këngëtarja serbe Tea Tairovic paguan 10 mijë euro për të huazuar këngën “Leje” të Ronela Hajatit

    Insajderi
    24 May 2022 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja serbe, Tea Tairovic ka krijuar kaos në skenën e muzikës në Serbi me albumin e saj të ri “Balkanija”, të cilin e publikoi pothuajse pa paralajmërim.

    Edhe pse të gjitha këngët e saj u bënë hite, dhe në 48 orë ajo tashmë ka disa milionë shikime në YouTube, kënga “Dubai” ishte ajo ra në sy.

    Siç shkruan Nova.rs kjo këngë është një ‘cover’ i këngës shqiptare “Leje”, e cila numëron gati shtatë milionë shikime.

    Ajo që është interesante është se kjo këngë në origjinal është interpretuar nga Ronela Hajati, e cila njihet edhe si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovisionin e sivjetmë në Torino.

    Ronela që nuk kaloi në finale të kompeticionit, shkaktoi një skandal të vërtetë kur në fund të performancës së saj tregoi shenjën e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan media serbe.

    Por, pjesëmarrja e saj në Eurovisioni pavarësisht eliminimit në gjysmëfinale bëri bujë të madhe dhe artistja shqiptari mori vëmendje të madhe për energjinë dhe performancën elektrizuese që dhuroi në skenë.

    Ndërkohë, në albumin e Tairovic, të gjitha këngët janë ripërpunim të hiteve bullgare, greke dhe shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark