Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, i ka të shumta sukseset në sferën ndërkombëtare.
Ajo është e dëgjuar në mbarë botën dhe këngët e saj marrin milion dëgjime në platformat muzikore.
Në një përllogaritje të bërë vitin e kaluar, artistja me prejardhje nga Qeparoi i Shqipërisë, rezulton të jetë artistja më e dëgjuar dhe e transmetuar në Poloni.
Ka qenë një prej faqeve të fansave të këngëtares që ka publikuar këtë fakt në InstaStory, e që më pas është shpërndarë nga vet Ava Max.
“Ava Max ishte artistja më e transmetuar në radiot në Poloni në vitin 2020”, shkruhej në postim, ndërkohë që në vendin e dytë si artistja më e transmetuar në këtë shtet renditet shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa.
Përndryshe, albumi i artistes shqiptare i titulluar “Heaven and Hell” vitin e kaluar është renditur si albumi i tretë më i dëgjuar i vitit.