×
Show / Fashion

Keni ende videokaseta? Mos i hidhni, mund të vlejnë sa ari

Insajderi
26 September 2019 - 10:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ardhja e DVD’së, në fund të viteve ’90, i ka nxjerrë nga tregu vide kasetat, por jo nga zemrat e më nostalgjikëve.

Një herë e një kohë shkohej në tregjet e gjërave të përdorura në kërkim të videokasetës me filmit tënd të preferuar dhe kur më në fund e gjeje mes atij kaosi, shpresoje të mos kushtonte shumë. Sot, me një klik, i njëjti film është në ekranin tuaj me kosto zero.

Lëre mënjanë rehatinë dhe shko hidhi një sy vendit ku ruan gjërat e vjetra dhe shiko nëse ke ende ndonjë VHS të vjetër. Ta dish, padashur mund të jesh duke ruajtur një thesar. Will Thomas, CEO i LoveAntiques.com, thotë: “Është interesante të vëresh sesi videokasetat e vjetra kanë pësuar një rritje në vlerë gjatë 50 vjetëve të fundit”. Natyrisht, jo të gjitha VHS-të e vjetra kanë të njëjtën vlerë, koncepti bazë është i thjeshtë: sa më e rrallë kaseta, aq më shumë ka vlerë.

Ekspertët besojnë se mënyra më e mirë për të vlerësuar vlerën e një videokasete është duke kontrolluar nëse ka versione të tij në DVD ose blu-ray dhe nëse mund të merret me qira apo jo. Kështu ka ndodhur me versionin origjinal të kasetës me film “Star Wars”, e cila u ble online në eBay më shumë se 100 euro.

Apo rasti i filmit “Frankenstein’s Castle of Freaks” që vlen 1300 euro, “Don’t Open the Window” 790 euro, “The Beast in Heat” e cila vlen € 1000 ashtu si dhe shumica e filmave kult horro të viteve ’80 që vlejnë 2000 euro.

Filmat kult vizatimorë nuk shpëtojnë nga kjo logjikë: ka nga ata që paguajnë një pasuri të vërtetë për të parë episodet e Heidi, Ken luftëtari, Candy Candy dhe Lady Oscar.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark