×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Keni lëkurën e yndyrshme gjatë verës, këto këshilla do t’ju ndihmojnë

    Insajderi
    14 July 2022 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kur vijnë ditët e nxehta të verës, gjëja e fundit që duam të shohim është fytyra jonë me djersë. Prodhimi i tepërt i sebumit çon në shfaqjen e puçrrave në fytyrë. Që të zvogëloni sasinë e sebumit në fytyrë dhe të rivendosni ekuilibrin natyral të lëkurës.

    Si të zvogëloni sekretimin e sebumit në fytyrë në mënyrë natyrale?

    Lani fytyrën dy herë në ditë

    Shmangni pastruesit e fortë të fytyrës. Zgjidhni xhel natyral larës. Nëse e lani fytyrën më shumë se dy herë, me shpresën për të hequr vajin, mund ta thani. Kjo do të sinjalizojë gjëndrat dhjamore të prodhojnë më shumë sebum për të kompensuar mungesën. Në vend që të reduktoni sebumin, do të prodhohet më shumë.

    Provoni maska ​​natyrale për lëkurë të yndyrshme

    Ato veprojnë drejtpërdrejt në lëkurë, e pastrojnë dhe qetësojnë dhe përfundimisht çojnë në rregullimin e sebumit në lëkurë. Pas maskës së parë, do të shihni ndryshimin.

    Mos e prekni shumë fytyrën

    Shmangni prekjen e fytyrës, veçanërisht nëse duart tuaja nuk janë të pastra. Sekretimi i sebumit nuk mund të ndalet brenda natës, por mund të kontrollohet. Të prekësh fytyrën me duar nuk është mirë, sepse ne kemi gjithmonë shumë baktere në duart tona, sado që t’i lajmë ato. Dhe sa më shumë e prekim fytyrën me duar, prodhimi i sebumit rritet, sepse trupi ynë e kupton që ka nevojë për mbrojtje vajore nga papastërtitë, ndaj ndodh efekti i kundërt.

    Përdorni pastrim natyral që pastrojnë butësisht poret e bllokuara, të paktën 2 herë në javë

    Kur poret bllokohen për shkak të sebumit të akumuluar, problemet e fytyrës mund të shfaqen lehtësisht. Me përdorimin e rregullt të peeling, do të ketë një reduktim të sebumit në lëkurë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark