×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kërcënimi i ministrit Krasniqi – Gjykata para disa ditësh e riktheu në punë sekretarin e shkarkuar

    Insajderi
    27 November 2020 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, është përfolur sot në media se ka kërcënuar Ministrin e tij, Vesel Krasniqin.

    Se ky kërcënim është bërë e ka konfirmuar edhe vet ministrit Krasniqi.

    ”Tani jam në takim me zyrtarë policorë hetues pikërisht për këtë çështje”, ka thënë ai për Express.

    Ende nuk dihet arsyeja e këtij kërcënimi, mirëpo rikujtojmë se në shtator ministri Veseli kishte pezulluar nga puna e sekretarit Burim Rrecin për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit.

    Rreci ju kishte drejtuar Gjykatës Themelorë në Prishtinë, pasi i ishte shkelur e drejta themelor e punës.

    Me vendimin e 18 nëntorit Gjykata e kthen Rrecin në vendin e punës në pozitën e Sekretarit të MTI-së./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark