×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënimi i opozitës ndaj Haradinajt – zgjedhje në pranverë

    Insajderi
    15 November 2017 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e krijuar vetëm muaj më parë mund të përballët së shpejti me mocion mosbesimi. Vetëm gjatë ditës së sotme të gjitha grupet parlamentare opozitare kanë paralajmëruar se së shpejti do ketë zgjedhje të reja.

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë një tubimi elektoral në Istog paralajmërojë një gjë të tillë. Ndërkaq deputetja nga e njëjta parti paralajmëroi zgjedhje të reja në pranverë.

    “Unë mund të them që ne po punojmë çdo ditë që pas vitit të ri ne të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Gaxherri.

    Deklaratat nëpër medie Vetëvendosje i quan vetëm deklarata sepse sipas kësaj partie nuk ka pasur diçka në këtë drejtim. Megjithatë Vetëvendosje vazhdon të mbështes rrëzimin e “Qeverisë së varur nga Lista Serbe”.

    “Ne lidhje me një mocion të tillë ka pasur vetëm deklarata. Qëndrimi për këtë çështje dhe çështje të ngjashme jepet pasi të ketë filluar si procedure. Sigurisht që ne, ne jemi dhe angazhohemi që kjo qeveri e dëmshme, e varur nga Lista Srpska, te bie sa me shpejte”, thuhet në një përgjigje Shkodran Hoti, zyrtar i Vetëvendosjes për komunikim me mediat

    Në anën tjetër edhe deputeti nga LAA,  Ilir Deda ka thënë se të gjitha partitë në kuvendin e Kosovës janë në dijeni për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në pranverë të vitit të ardhshëm.

    “Ne opozita në Kuvendin e Kosovës por edhe partitë të cilat janë në qeveri janë të vetëdijshme që zgjedhje parlamentare do të ketë në gjysmën e parë të vitit 2018-të sepse Qeveria aktuale është e paqëndrueshme. Për këtë janë të vetëdijshme edhe partitë të cilat e përbëjnë qeverinë aktuale”, ka deklaruar sot gjatë ditës Deda./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark