×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kërcënohet Shaqir Totaj, policia tregon çfarë i tha i dyshuari

    Insajderi
    25 January 2023 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është kërcënuar nga një i dyshuar të martën mbrëma.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për Insajderin se Totaj është kërcënuar për shkak se i dyshuari ishte i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna.

    Sipas policisë, prona e të dyshuarit ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti i ri” në Prizren.

    “Dje me date 24.01.23 , në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, kryetari i Komunës së Prizrenit ka raportuar se reth orës 20:00 eshte kanos nga nje i dyshuar, i dyshuari i pare ka percjellë mesazhin nëpërmes të dyshuarit të dytë, të djali i ankuesit. Ankuesi është kanos nga i dyshuar pasi që ai është i pakënaqur me vlersimin e pronës së tij nga komuna. Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti i ri” në Prizren”, ka thënë Bytyqi.

    Tutje, ai ka theksuar se janë ndaluar për 48 orë.

    Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndal në ndalim policor për 48 orë. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark