×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kërkesa e pabesueshme, Neymar nuk e shndërron në hero portierin e Troyes

    Insajderi
    11 May 2022 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    PSG-Troyes përfundon në 2-2. PSG arriti barazimin e tretë radhazi, ndërkohë që ka fituar titullin e dhjetë të Ligue 1. Për Troyes rezultati ishte historik, ata barazuan kur në fushë ishin yjet Messi, Neymar dhe Mbappé, megjithëse vetëm dy prej tyre morën pjesë në historinë e ndeshjes.

    Ndodhi në minutën e 25-të të takimin, kur Kylian u rrëzua në zonën e Troyes dhe gjyqtari tregoi me gisht tregoi penalltinë. Në atë moment, te pika e bardhë u shfaq Neymar për të ekzekutuar dënimin maksimal.

    Portieri Jessy Moul e mbajti topin për ta bërë lojtarin e PSG-së t’i afrohej atij. Ky ishte edhe momenti që ai shfrytëzoi për t’i thënë disa fjalë ylli brazilian. Ato nuk u dëgjuan, por shkaktuan, siç janë kapur pamjet nga kamerat, buzëqeshjen e lojtarit të PSG-së.

    Çfarë i tha portieri Neymarit? Këtë e tregon vetë Jessy Moulin për “Le Parisien”.

    “Nej, nëse e ndal gjuajtjen tënde, unë do të jem yll, të lutem më thuaj të paktën në cilën anë do të gjuash. Nëna ime, babai, vëllezërit dhe gruaja ime, po më shikojnë dhe do të doja që ata të jenë krenar për mua”,- tregon portieri t’i ketë thënë brazilianit përpara se të godiste penalltinë.

    Përtej buzëqeshjes së tij, fjalët e portierit Jessy Moul nuk patën asnjë ndikim te sulmuesi i PSG-së që e shndërroi në gol penalltinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark