×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrasjen e Khashoggit

    Insajderi
    05 December 2018 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisionarja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet tha se është e nevojshme një hetim ndërkombëtar për vrasjen e tmerrshme të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

    “Ne po bëjmë thirrje për një hetim ndërkombëtar. Ne i kemi thënë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së se e konsiderojmë të nevojshme, një hetim penal ndërkombëtar “, tha Basheli në një konferencë me rastin e 70-vjetorit të miratimit të Deklaratës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

    Ajo vuri në dukje se departamenti i saj nuk ka të drejtë të kryejë një hetim penal.

    “Unë vërtet besoj se është e nevojshme në drejtim të përcaktimit të asaj që ka ndodhur dhe kush është përgjegjës për këtë vrasje të tmerrshme”, tha Bachelet.

    Khashoggi u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll. Deri më tani, 18 sauditë janë arrestuar në lidhje me vrasjen dhe trupi i gazetarit ende nuk është gjetur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark