×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kërkohet paraburgim për nëntë zyrtarët e arrestuar nga Krimet Ekonomi

    Insajderi
    24 January 2023 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtatë zyrtarë komunal dhe dy biznesmen janë arrestuar pasditen e hënës pasi krimet ekonomike zbarkuan në Lipjan me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gazeta ka publikuar ekskluzivisht edhe emrat e personave tjerë të arrestuar.

    Porkuori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të nëntë personave që janë arrestuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe veprën penale të “Mashtrimit”.

    Sipas njoftimit të prokurorisë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magurë, Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

    Po ashtu, është ndaluar edhe një person, përgjegjës i kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth 300 mijë euro.

    Në mesin e të arrestuarve është edhe pronari i kompanisë përfituese, biznesmeni Metë Bytyqi. Sipas ARBK’së Bytyqi është pronar i dy kompanive që janë kontraktuar në fazën e dytë të punimeve për Rregullimin e stadiumeve në Dobrajë të Madhe dhe Magure, shkruan Gazeta Insajderi.

    Operatorët Ekonomik, “KONAKU GROUP SH.P.K.” dhe “N.P. KONAKU”, kanë fituar tenderin e hapur nga komuna e Lipjanit në vlerë 118 114,03 Euro për rregullimin e stadiumeve.

    Zyrtarët komunal të arrestuar kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga kompania “Konaku Group Sh.p.k” pa u kryer fare.

    Kush janë personat e tjerë të arrestuar

    Gazeta Insajderi ka zbuluar emrat e nëntë personave të arrestuar:

    Kushtrim Salihu

    Xhelil Murati

    Labinot Dedushi

    Valzim Mziu

    Ismet Jashanica

    Enver Elshani

    Rrahman Olluri

    Metë Bytyqi

    Driton Gashi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark