×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kërkohet reciprociteti edhe në të drejta për shqiptarët e Luginës së Preshevës

    Insajderi
    20 September 2021 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka folur për vendimin e sotëm të institucioneve të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targa me Serbinë.

    Mustafa thotë se shqiptarët e këtyre trevave përshëndesin çdo veprim që forcon shtetin e Kosovës, megjithatë ai ka thënë se ky vendim në një tjetër aspekt penalizon banorët e Luginës së Preshevës.

    “Duke qene pengje të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit ky vendim do të godet drejtpërdrejtë edhe banorët e Luginës së Preshevës. Këta banorë historikisht dhe tradicionalisht janë të lidhur me Kosovën”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës thotë se presin nga institucionet e Kosovë që pos reciprocitetit në targa, të zgjerojnë kërkesat për reciprocitet.

    “Ne presim që Qeveria e Kosovës të shkojë edhe më tutje dhe të kërkoj reciprocitet edhe në të drejta, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë ato të drejta që i kanë serbët në Kosovë”.

    Mustafa thotë se taksa që sot ka vendosur Kosova rëndon pozitën e shqiptarëve të Kosovës, por sipas tij kjo do të zgjidhet me dialog.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark