×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kërkoi ndihmë nga komuna pasi u nda nga burri- Kryetari i Suharekës flet për Insajderin: “I kemi ndërtuar shtëpi para dy vitesh”

    Insajderi
    19 October 2022 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka folur lidhur me qytetaren, Lumnie Karaxha, e cila tha se ka kërkuar ndihmë nga Komuna por nuk është ndihmuar.

    Muharremaj bën të ditur se qytetares në fjalë para dy vitesh i kishte ndërtuar shtëpinë, pasi e njëjta së bashku me bashkëshortin e saj jetonin në një banesë me qira.

    Ai shtoi se zonjës Lumnie, në bashkëpunim me “Jetimat e Ballkanit” i kishin ndërtuar shtëpi standarde.

    “Më të thënë të drejtën Lumnie Kraxhës i kemi ndërtuar para 2 vitesh shtëpinë. Janë kanë t’u jetu në një banesë të huaj. E njof mirë, ia kemi ndërtuar shtëpinë në bashkëpunim me “Jetimat e Ballkanit” me standarde, me dhomë të fjetjes, me kuzhinë, me fasadë” – tha Bali Muharremaj për Insajderin.

    Tutje, kryetari i Suharekës nënvizoi se nuk di çfarë të bëj më shumë për këtë rast, duke potencuar se kur të shpërndahen ndihma do ta ndihmojnë edhe atë, por që pagë nuk munden t’i ndajnë.

    “Nuk po di çka me bo më shumë me atë rast. Kur shpërndajmë ndihma të tjera, ndajmë edhe për të. Unë pagë nuk mundem me shpërnda për të” – përfundoi Muharremaj.

    Ndryshe, në emisionin “N’Frekuencë me Robin”, Lumnie Karaxha ka rrëfyer se si bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe djalit 8 vjeçar. Ajo ishte kyçur edhe me kamerë, ku u shfaq duke qajtë.

    “Jam Lumnie Karaxha nga Suhareka, vlla unë jam nda prej burrit, kam pasur dhunë në familje, djalin u kanë tu ma mytë burri, kur kam hy në dhomë e kam pa që e ka kap për fyti. Kamën ende e ka në zavoja që na ka kap me dhunë më na shti në kerr”- ka thënë ajo në një telefonatë në emisionin “N’frekuencë me Robin” që transmetohet në ATV, shkruan Insajderi.

    Zonja Lumnie shton se bashkëshorti i saj edhe e ka kërcënuar, duke i thënë se nëse nuk ia heq akuzën do ta vret.

    “Nëse nuk ma heq akuzën ka kërcnu që kom me ta vra ja nanën, ja djalin. Me zor t’u na shti në kerr, t’u na kap për fyti, deshta me t’u lutën dikush të na ndihmon. Jam t’u jetu me qira në Suharekë e kam një djalë, shteti nuk po merr asgja parasysh, pasi të gjitha kërkesat po më refuzohen” – tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark