×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kërquki shpotitë Bajqinovcin, ia rikujton Enver Sekiraqën e Alekander Lumezin

    Insajderi
    10 October 2022 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci është ankuar sot në rrjetet sociale për lajmet që kanë nxjerrur mediat lidhur me videon që ka publikuar sot  LVV, përmes së cilës ka përmendur përfitimin e disa prej ish-pushtetarëve e deputetëve nga disa terminale në Kosovës.

    Bajqinovci në profilin e tij në “facebook” ka shkruar së nga nga goditja e terminaleve erdhi të goditja e VV-së nga mediat.

    “Se paskan ndrru edhe aq, nga goditja e terminaleve të goditja e VV-së. Kaq për stabilitetin e politikës redaktoriale”, ka shkruar Bajqinovci që ka kritikuar Gazetën Express.

    Deputetit të VV-së, i është kundërpërgjigjur Drejtori i Gazetës Express, Leonard Kërquki. Ai ka rikujtuar Enver Sekiraqën e Alekander Lumezin.

    “Mefail Sekiraça-Lumezi”, shkroi Kërquki.

    Bajqinovci në të kaluarën është kritikuar publikisht për afërsi me ish-gangsterin e famshëm të Prishtinës, Enver Sekiraqën, i cili banonte në të njejtën lagje me deputetin e Vetëvendosjës. Në Vranjevc. Po ashtu, Bajqinovci është kritikuar edhe për afërsi me ish-kryeprokurorin Aleksandër Lumezin. Por, publikisht kishte mbajtur distancë me Lumezin, prokurorin që nuk e simpatizonte shefi i tij, Albin Kurti.

    Pas videos me “shkatërruesit e shtetit të Kosovës” Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot një video tjetër, me anë të cilës akuzon ish-qeveritarët e familjarët e tyre, politikanët e biznesmenët e njohur për keqpërdorime me terminalet doganore, shkruan Insajderi.

    Vetëvendosje thekson se në Kosovë shumica e terminaleve kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.

    Në videon 2 minutëshe të LVV, përmendet terminalet e djemve të Isa Mustafës, Devollëve teksa paraqiten fotografitë e Shkëlqim e Blerim Devollit, Sami Lushtakut e Margarita Kadriut.

    Sipas LVV-së përmes këtyre personave pasuria shtetërore u barte tek familjet e fuqishme.

    “Ju kujtohet se si një deputete pat fituar Terminal doganor në këmbim të votimit të një presidenti një fat të ngjashëm kanë pasur terminalet tjera të privatizuara. Pra, Terminali i Margarita Kadriut. Terminali i djemve të Isa Mustafës, Terminali i Sami Lushtakut, Terminali i Devollëve e këso terminale që e kanë bartë pasurinë shtetërore e shoqërore te familjet e fuqishme”, thuhet në video përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark