×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kerry: Uashingtoni e shqyrton “Planin B” për Sirinë

    Insajderi
    24 February 2016 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë një “Plan B” për Sirinë, nëse Damasku dhe Moska nuk tregohen seriozë për të zhvilluar negociata për tranzicion politik.

    Mëtutje, gjatë dëshmisë së tij të mbrëmshme në Komitetin e marrëdhënieve të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, zoti Kerry tha se shumë shpejtë do të jetë e qartë nëse Rusia është serioze për përfundimin e konfliktit pesëvjeçar në Siri.

    “Prova do të jetë në aksione gjatë ditëve të ardhshme”, tha Kerry.

    Këto komente u bënë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për ndaljen e dhunës në Siri, e cila pritet të hyjë në fuqi më 27 të këtij muaji./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark