×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërstiq:  Vizita e kryeministri Kurti në veri ishte provokim për serbët e kësaj ane

    Insajderi
    03 April 2024 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kaluar ditën e mërkurë në komunat veriore.

    I pari i ekzekutivit ka qëndruar edhe tëk vendi ku rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit të kaluar.

    Gazetari serb, Branislav Kërstiq në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10, vizitën e kryeministrit Kurti e ka cilësuar si provokim për serbët.

    Sipas tij, Kurti nuk e ka takuar askënd nga komuniteti serb në veri.

    “Është provokim, por jo në atë diskursin e Beogradit. Jam i sigurtë që është provokim kur ai ka vizituar vetëm kryetarët e komunave që po i shërbejnë atij. Nuk ka takuar askënd nga komuniteti serb”, ka thënë Kërstiq.

    Sipas tij, kjo vizitë e demanton paralajmërimin e Kryeministri Kurti se situata në veri është e brishtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark