21:38 - 11 Maj 2022

PSE NUK DUHET TË BËRTITNI NË LINDJE?

Shkruan: Razije Musa

Gjatë punës në Kosovë materniteti ishte plot britma, gratë secila në dhimbjet e tyre bërtisnin dhe shpenzonin energji të madhe, por edhe e rrisnin stresin e tyre dhe të grave tjera.

Në Angli ndodhe ndryshe, gratë e përjetojnë dhimbjen duke u përqëndruar në momentin që do sjellin fëmijën në jetë, kështu ulin stresin e tyre dhe nuk ndikojnë negativisht te gratë tjera.

Por, arsyeja pse ndodhë kështu është puna e madhe me ato gjatë shtatzënisë, përgatitja nga mamia apo mjeku se si do shkoj lindja dhe çka duhet të bëjë ajo në momentet e ardhjes së bebes.

Në Angli, nëse një grua vjen e shqetësuar dhe lëshon britma materniteti e dërgon në një ambient ku ajo nuk i ndikon gratë tjera.

Prandaj, sot po ju këshilloj kështu:

KUR SHKONI NË SPITAL/MATERNITET, MOS U PËRQËNDRONI NË BRITMA, MOS SHPENZONI ENERGJI DUKE BËRTITUR SEPSE JU DUHET ENERGJI PËR TË SHTYER BEBEN.

PERCEPTIMI I DHIMBJES DALLON POR PËRGATITJA PSIKOLOGJIKE NDIKON SHUMË, ANDAJ PËRGATITUNI NË SHTATZËNI PËR DITËN E MADHE.

BASHKËPUNONI ME STAFIN MJEKËSOR, DUKE U ACARUAR E STRESUAR E SHTYENI PROCESIN E LINDJES.

MOS E MUNDONI VETEN DHE TË TJERËT, PËRQËNDROHU NË MOMENTIN E KONTRAKSIONIT DHE MENDO SE SHPEJTË KALON.

KUR KONTRAKSIONI KALON, PËRKËDHELE BARKUN TËND DHE MERR FRYMË THELLË.

KËRKO PËR TË PIRË DIÇKA NËSE JE E LODHUR DHE TË DUHET ENERGJI./Gazeta Shneta/