×
Show

Këshilla për të parandaluar rënien e flokëve

Insajderi
17 November 2016 - 14:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndryshimi i stinëve ka efekte negative për fizikun dhe mendjen. Të parët që e ndjejnë janë flokët dhe thonjtë. Bëhen më opakë, më të dobët e pajetë dhe është koha për ti rigjeneruar. Ja disa këshilla natyrale për një flokë të fortë dhe të shndritshëm.

Ndryshoni pamje
Si mendoni për të hequr majat e djegura të flokëve? Flisni me parukieren të cilës i besoni dhe bëni prerjen që ju përshtatet.

Koha e duhur
Hëna ndikon tek deti, te ciklet e tokës… dhe të rritjes së flokëve. Nëse dëshironi që prerja të jetë ajo që duhet zgjidhni javën që hëna është duke u ngrënë, ndërsa e kundërta, nëse doni që të flokët të rriten shpejt, shkoni të parukieri kur hëna të jetë në rritje.

Boja e flokëve
Kujdes me produktet me bazë amoniaku. mund të dëmtojnë flokun dhe ndikojnë në rënien e tij. Zgjidhni bojëra vegan dhe natyrale për një bukuri që mbron shëndetin. Sot janë të disponueshme në shumë dyqane.

Receta e gjyshes
E verdha e vezës ju ndihmon të forconi dhe t’i jepni shkëlqim flokëve. Shtoni vaj dhe mjaltë, masazhojeni me ëmbëlsi skalpin dhe prisni 20 minuta pasi të keni futur flokët në një qese plastike. Mos harroni ta shpëlani me ujë të vakët, asnjëherë të nxehtë.

Dieta Ok
Çfarë hani për mëngjes? Para se të flini hidhni një lukë fara lini në një gotë gjysëm me ujë. Gjithashtu ato janë perfekte në kos me mjaltë dhe fruta të thata për të marrë sa më shumë Omega3.

Shampo, një aleat
Jo të gjitha produktet janë njësoj. Gjeni shampot për larje të shpeshtë, në dyqane me produkte bimore apo farmaci dhe janë me çmim të mirë. Do ju ndihmojnë për shëndetin e flokëve.

Përdorni mashtrimin e parukieres
Shampo nuk përdoret asnjëherë direkt në kokë. Hidhni një sasi në një tase dhe shtoni ujë. Mos harroni që masa e duhur është sa një kokërr are e plotë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark