×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës zgjedh një anëtar

    Insajderi
    21 January 2022 - 17:15

    Është zgjedhur me mandat pesëvjeçar, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Fahret Velija.

    Ndërsa, kandidatët e komunitetit serb nuk kanë marrë votat e mjaftueshme dhe ky konkurs duhet të përsëritet.

    Organi më i lartë legjislativ ka votuar pasditen e sotme për dy anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të cilët kanë mandat pesëvjeçar.

    Kandidatët për pozitën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë qenë Milena Deriq, Dragica Jakovljevic dhe Fahret Velija e Osman Cucoviq.

    “Nga kandidatët e komunitetit serb nuk kanë marrë votat e mjaftueshme dhe duhet të shpallet konkursi prapë. Ndërsa, sa i përket pjesës së dytë, Fahret Velija zgjidhet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sipas nenit 108, paragrafi 6, nënparagrafi 4 të Kushtetutës me mandat pesëvjeçar”, ka thënë ajo.

    Deputeti i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, Erxhan Galushi tha se në votim kanë marrë pjesë 75 deputetë, prej tyre shtatë të komunitetit serb, ndërsa tri kanë qenë të pavlefshme.

    “Ndërsa votat për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit të Kosovës, në votim kanë marrë pjesë 75 deputetë, prej tyre shtatë vota nga komunitetet tjerra që nuk janë shumicë. Të pavlefshme janë tre fletëvotime, nga këto Fahret Velija ka fituar 71 vota, prej tyre shtatë vota prej deputetëve të komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë. Ndërsa, Osman Cucoviq ka fituar një votë. Prej tyre zero vota prej deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë. Sipas këtij rezultati, Fahret Velija ka pasur votat e mjaftueshme, ndërsa nga komunitetet serb asnjë nga kandidatët nuk është zgjedhur”, ka njoftuar ai.

    Nga këta Milena Deriq ka fituar shtatë vota, prej tyre zero nga deputetët e komunitetit serb. Dragica Jakovljevic ka fituar zero vota, prej tyre zero vota nga deputetët e komunitetit serb.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark