×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli i Mediave: RTK-ja po nxitë urrejtje

    Insajderi
    01 February 2017 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një artikull i publikuar në portalin e Radiotelevizionit të Kosovës, rtklive.com mbi “dekonspirimin e një rrjeti të spiunazhit rus në Kosovë” në të cilën pretendohet se Dragana Trifkoviq, dyshohet të jetë një agjente ruse e nivelit të lartë, që vepron në Kosovë, ka bërë që Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës të konstatojë unanimisht se televizioni publik ka nxitur urrejtje.

    “KMShK sot shqyrtoi edhe ankesën e Budimir Niçiq kundër portalit të RTK-së (ëëë.rtklive.com) lidhur me një artikull të botuar në dhjetor, me titull: “Dekonspirohet rrjeti i spiunazhit rus në Kosovë”. KMShK njëzëri konsideroi se shkrimi ka shkelur kreun e Raportimit të së Vërtetës (Kreu II) si dhe kreun kundër Nxitjes së Gjuhës së Urrejtjes (Kreu III)”, thuhet në komunikatën për media të KShMK-së.

    Sipas portalit të RTK-së që i referohej dokumenteve të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, gazetari Budimir Niçiq i cili përmendet me iniciale, është bashkëpunëtorë i Trifkoviqit.

    dekonspirim

    “Në kuadër të bashkëpunëtorëve më të mëdhenj të D.T janë ushtarakë e kuadrat ë shërbimeve serbe të inteligjencës të cilët kanë vepruar në Kosovë para vitit 1999, e të cilët kanë qenë në maja të atyre strukturave…dhe B.N. gazetar serb i njohur në Kosovë nga Graçanicës që vjel fonde edhe nga shtete perëndimore në Kosovë etj”, raportonte portali i televizionit publik.

    Për KShMK-një formë e raportimit është e papranueshme dhe mund ta rrezikojë sigurinë e personave të shënjestruar.

    “Bëhet fjalë për një shkrim i cili mund të shkaktojë linçim publik të një gazetari të përmendur me iniciale, por të njohur për opinionin, si dhe të disa personave tjerë të cilët, në bazë të disa burimeve problematike, akuzohen si spiunë rusë, ndërsa asnjërit prej tyre, ose ndonjë organi kompetent, nuk i është dhënë mundësia të prononcohet lidhur me këtë çështje”, thuhet në komunikatën e KShMK-së.

    Sipas RTK-së,  Trifkoviqi është ndër “kultivueset më të mëdha të propagandës që ka për qëllim diskriminimin e shqiptarëve në përgjithësi, duke shtrirë rrjetin në medie e politikanë që nga Moska e deri në Berlin, Paris, Romë e Bruksel”.

    Për këtë shkrim kishte reaguar edhe OSBE-ja. 

    Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, përmes një komunikate për media ka ripërsëritur sot nevojën që mediat në Kosovë të përkrahë gazetarinë etike, të mbajë standarde profesionale dhe të përmbahet nga publikimi i materialeve që mund të shkaktojnë tension ose që padrejtësisht mund të minojnë integritetin profesional të njerëzve./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark