×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i ministrit Dalibor Jevtiq publikon hartën e Kosovës me flamur të Serbisë

    Insajderi
    22 November 2020 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dragan Repanoviq, këshilltar juridik i ministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq e ka publikuar hartën e Kosovës të mveshur me flamur të Serbisë.

    Në vitin 2016, ai e kishte publikuar një fotografi ku shihet flamuri serb i vendosur mbi hartën e Kosovës. Kjo fotografi mbahet ende në Facebook të Repanoviqit si një nga fotot e tij të profilit.

    Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Rapanoviq punon që nga viti 2015. Ai më herët kishte punuar si këshilltar i jashtëm në këtë dikaster, ndërsa kishte punuar edhe si këshilltar komunal në Kuvendin e Komunës së Istogut. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark