×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këshilltari i Nagavcit i quan flluskë sapuni kritikat për ndalimin e pagave të mësimdhënësve

    Insajderi
    05 October 2022 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilltari i ministres Arbërie Nagavci, Valdrin Dervishaj ka thënë se Qeveria do të kujdeset që të mos rrezikohet mirëqenia e mësimdhënësve.

    Dervishaj ia ka lënë fajin SBASHK-ut për këtë gjendje të mësimdhënësve, duket thënë se ka vepruar si plangprishës. Ndërsa, kritikat për ndalimin e pagave të mësimdhënësve, i quan ‘flluskë sapuni”.

    Ai thotë se ky ngërrc do të zgjidhet në mënyrë ligjore.

    Ministrja e Arsimit qartësoi se çështja e pagave do të zgjidhet në mënyrë ligjore, siç ka thënë edhe Ministri i Financave. Kjo shpërthen fluskën e sapunit të diskutimit të opozitës dhe një grupi të analistëve, që për synim kanë kundërshtimin dhe jo të vërtetën. SBASHK ka keqinformuar mësimdhënësit për bazën ligjore të organizimit të grevës duke vepruar si “plangprishës”. Kjo ka krijuar një situatë të vështirë ligjore dhe financiare. Qeveria do të kujdeset që një sjellje e tillë e SBASHK në asnjë mënyrë të mos ndikojë në rrezikimin e mirëqenies së mësimdhënësve”, ka shkruar Dervishaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark