×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Këshilltari i Putinit: Rusia po ballafaqohet me njëqind vite vetmi

    Insajderi
    12 April 2018 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari me ndikim i presidentit rus Vladimir Putin ka vlerësuar se Rusia i ka braktisur shpresat e veta shekullore për integrim në Perëndim dhe se është nisur në epokën e re të izolimit gjeopolitik, që do të thotë edhe fundi i përpjekjeve të bëhet pjesë e civilizimit perëndimor i cili zgjatë më shumë se katër shekuj.

    Shpresat ruse për afrim janë gjithnjë e më të vogla me zhvillimin e konflikteve me Perëndimin, për çka gjithnjë e më shpesh ajo shikon brenda dhe në Lindje, e gjithnjë e më pak kah Perëndimi, ka thënë Surkov.

    “Vetmia nuk do të thotë edhe izolim të plotë”, pretendon Surkov dhe shton se hapja e Rusisë në të ardhmen do të jetë e kufizuar.

    Ai ka thënë se Rusia i ka “vetëm dy aleatë: ushtrinë dhe marinën”.

    Në Perëndim Surkovin e përshkruajnë si autor të “putinizmit”, derisa ai para pesë vjetëve ka thënë për vete se është “autori apo një nga autorët e sistemit të ri rus”, transmeton Insajderi.com.

    “Rusia pa dyshim do të merr pjesë në tregti, do të tërheqë investime, shkëmbejë dije dhe do të udhëheqë luftëra… do të garojë dhe të bashkëpunojë, do të shkaktojë frikë, urrejtje, kureshtje, simpati dhe adhurim… Por pa qëllimi të rreme të vetëmohimit, ka shkruar Surkov.

    Marrëdhënia e Rusisë me Perëndimin në një masë të caktuar pasqyron ovulimin e marrëdhënieve të Putinit ndaj Perëndimit, pretendon Surkov, dhe shton se Putin i ishte afruar Perëndimit pas marrjes së pushtetit në vitin 2000, por më vonë u bë gjithnjë e më kritik ndaj SHBA, BE dhe NATOs.

    Surkov ka vlerësuar se kanë qenë të kota përpjekjet e “perëndimizimit” të sunduesve të mëparshëm rus, duke pretenduar se Rusia një herë ka tentuar t’i kopjojë SHBA dhe “të bëjë hapa kah Perëndimi”.

    Ai ka pretenduar se opsesioni i Rusisë për bashkim me Perëndimin është pasojë e “entuziazmit të tepruar” të elitave ruse, që as tani nuk është zhdukur.

    Ai e ka përshkruar Rusinë si një lloj të kulturës së përzier e cila përfshinë elementet edhe të Lindjes edhe të Perëndimit, “si dikush që është lindur në martesë të përzier”./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark