×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kështu dukej Konjufca si gjimnazist – koha kur fliste për mbylljen e shkollave shqipe nga serbët

    Insajderi
    24 January 2021 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ishte viti 1997, kur pushteti jugosllav kishte mbyllur shkollat dhe institucionet tjera arsimore në Kosovë. Nxënësit mësonin nëpër shtëpi dhe në këtë formë nuk ndalej arsimi shqip, përkundër vështirësive. Gazetari Nuhi Bytyqi kishte realizuar një dokumentar që ishte transmetuar në Televizionin Shqiptar.

    Pjesë e këtij dokumentari, ishte edhe nxënësi i shkollës së mesme, Glauk Konjufca.

    Konjufca si gjimnazist në këtë intervistë fliste për vështirësitë që kishin nxënësit të mësonin nëpër shtëpi shkolla.

    Glauk Konjufca

    “Shkolla jonë ka mjaft kushte të vështira, por meqë populli shqiptar i ka kushtuar një rëndësi arsimit, ne kemi disa njerëz që i kanë kushtuar rëndësi arsimit dhe lëshuan shtëpitë për shkolla”, kishte deklaruar Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark