Punëtorëve të kompanisë Pastrimi u është dashur të përballojnë temperaturat tepër të ulëta që po mbretërojnë në kryeqytet, për të pastruar bërllokun e shumtë që pjesëmarrësit në Panairin “Blej Shqip” që ishte vendosur në sheshin e Prishtinës e kishin lënë pasi janë tërhequr nga aty.
Fotografitë e publikuara nga një qytetar në llogarinë e tij në Facebook, tregojnë se pjesëmarrësit në këtë panair, shitësit, e kanë lënë sheshin “Zahir Pajaziti” dhe “Nënë Tereza” me plot bërllok.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i punëtorëve që përkujdesen për pastrimin e kryeqytetit dhe tashmë gjendja është kthyer në normalitet.