Mohamed SalahMohamed Salah i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke vazhduar kontratën me Liverpoolin.
Kontrata e tij u zgjidh derisa ai ishte në pushime në Mikonos me shoqëri dhe pamjet e mëposhtme duket se tregojnë reagimin e egjiptianit dhe shoqërisë, pas konfirmimit nga Liverpooli.
Sulmuesi egjiptian është pjesë e The Reds që nga viti 2017 dhe do të vazhdoj me The Reds edhe për disa vite të tjera.
Liverpooli ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me Salah, duke e bërë atë më të paguarin në klub deri në verën e vitit 2025.