20:38 - 05 Korrik 2022

Milani falënderoi Franck Kessie në mediat sociale pas largimit të tij, ndërsa lojtari që kaloi te Barcelona, tregoi se Xavi luajti një rol vendimtar në lëvizjen e tij në Camp Nou.

Ish-ylli i kuqezinjve iu bashkua katalanasve si transferim i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Milanin. Barcelona konfirmoi nënshkrimin e tij të hënën, duke zbuluar se Kessie tani ka një klauzolë lirimi prej 500 milionë euro.

Kessie refuzoi disa oferta për zgjatje të kontratës nga gjigantët e Serie A dhe nënshkroi kontratën e tij me Barcelonën në mars.

“Është një mundësi e shkëlqyer. Unë me të vërtetë dua të filloj dhe të bëj më të mirën për këtë ekip”.

“Kur një trajner i madh si Xavi [Hernandez] ju thërret, i cili ka qenë një lojtar i madh, ju e shihni se të gjitha përpjekjet ia kanë vlejtur”.

“Mezi pres të filloj të punoj me të dhe shokët e skuadrës”, ka thënë Kessie për Mundo Deportivo.

Kessie shënoi 37 gola në 223 paraqitje me Milanin, duke fituar Scudetton në vitin e tij të fundit në klub.

Ai është një nga katër lojtarët e Milanit që u larguan nga kuqezinjtë në fund të kontratave të tyre gjatë vitit të kaluar. Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu u larguan nga klubi falas në verën e vitit 2021, të ndjekur nga Kessie dhe Alessio Romagnoli këtë verë.