×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këta janë katër konsujt që i shkarkoi Osmani

    Insajderi
    25 November 2020 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtruesja e detyres se presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

    Flakron Shala, i (Prage), Blendi Kilaj (Lubjane), Lindon Kqira (Shkup), dhe Halim Krasniqi (Tirane), janë konsujt e shkarkuar nga ushtreuesja e detyres se presidentes, Vjosa Osmani.

    Sipas Osmanit, sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, Halim Krasniqit, u.d e Presidentes ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili sipas saj nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark