×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Ky është zëvendës – ministri dhe sekretari ukrainas që mbetën të vrarë në helikopterin që u rrëzua mbi një çerdhe fëmijësh

    Insajderi
    18 January 2023 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përveç ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, nga përplasja e avionit në Kiev mbetën të vrarë edhe zëvendësi i tij dhe sekretari i shtetit. Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskiy, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin dhe sekretari i shtetit i ministrisë Yuriy Lubkovych vdiqën në aksident.

    Siç raporton BBC, nga ky sulm janë vrarë 16 persona.

    Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskiy
    Zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin
    Sekretari i shtetit ukrainas, Yuriy Lubkovych

    Sipas raportimeve, një helikopter është rrëzuar pranë një çerdheje në qytetin ukrainas të Brovary, afër Kievit. Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, raporton se ka viktima në vendngjarje dhe fëmijët ndodheshin në çerdhe në momentin e përplasjes.

    Ndihmësi presidencial Kyrylo Tymoshenko ka thënë se ekuipazhet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po bëhen kontrolle për viktimat.

    “Ne po zbulojmë informacione për viktimat dhe rrethanat”, shkroi Tymoshenko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark